Që nga ajo kohë Steve ka krijuar një kompani me 1000 persona të cilët do të ndërtojnë makinën elektrike të Apple, nën emrin Titan, i cili sipas ekpertëve është një mini furgon.
Një tjetër ekspert i cili është punësuar nga Apple është edhe ish drejtori i kërkimit edhe zhvillimit tek kompania Mercedes-Benz, Johann Jungwirth.
Ai pritet të sjellë eksperiencën e tij tek projekti i Apple, fakt i cili e përforcon akoma më shumë këtë lajm.
Gjithsesi Apple nuk konfirmon ekzistencën e një projekti të tillë por të gjitha punësimet e personave të sipërpërmëndur janë fakte të vërteta. Në ditët në vazhdim me siguri do t'ju sjellim më shumë lajme në lidhje me këtë temë.

No comments:
Post a Comment