Friday, March 20, 2015

Nokia 8210, telefoni më i kërkuar nga trafikantët…




Ju kujtohen telefonat e mëparshëm, të cilët nuk kishin as Bluetooth, as WiFi dhe as GPS? Tani të gjithë telefonat inteligjentë i kanë këto veçori, por ka ende nga ata që i kërkojnë këta telefona. 

Nokia 8210 është konsideruar si telefoni më i kërkuar nga shpërndarësit e drogës. Në kohën kur ky telefon u hodh në treg, konsiderohej si një pajisje e cilësisë së lartë, pasi mund të mbahej lehtësisht në dorë dhe ishte shumë i hollë në krahasim me telefonat e tjerë të asaj kohe, por që tani mund t’u shërbejë vetëm shpërndarësve të drogës.

 Arsyeja është sepse ky telefon nuk përmban veçori të tilla si Bluetooth, NFC ose WiFi, që do të thotë se policët nuk mund të gjurmojnë përdoruesit e këtij telefoni. 

Lidhja e tij me infra dhe bateria që zgjat për shumë orë janë disa nga arsyet se përse telefoni është kaq popullor, pasi ai lejon shpërndarësit e drogës që të administrojnë biznesin e tyre gjatë gjithë ditës pa u shqetësuar se mos fiket. 

“Çdo shpërndarës droge që unë njoh përdor telefona të vjetër, dhe Nokia 8210 është një prej tyre që të gjithë e duan, sepse është i vogël dhe bateria zgjat shumë,”- u shpreh një shpërndarës droge, i njohur me nofkën K2, gjatë një interviste të dhënë për uebsajtin Vice.

Thursday, March 19, 2015

Ip Box, aparati elektronik i cili mund të zhbllokojë çdo iPhone të bllokuar me kod


                                                                      Lajm i Mire


Së fundi në rrjet është shfaqur një aparat elektronik i cili përdoret nga shumë dyqane të cilët riparojnë SmartPhone. Sipas ekspertëve aparati është në gjëndje të zhbllokojë çdo iPhone të bllokuar me PIN nëpërmjet tentativave të pafundme ose "Brute Force".  Ip Box  nuk ka dimensione të mëdha edhe mund të gjejë Pin-in e një iPhone ose iPad në të cilin është aktivizuar gjëndja Lock Screen.

Aparati kushton rreth 300$ edhe funksionon duke provuar kombinime të pafundme të numrave që janë zgjedhur nga përdoruesi. Kjo lloj mënyre zhbllokimi mund të kërkojë deri në 110 orë pune në qoftë se Pin-in është me 4 shifra, ndërsa rritet ndjeshëm nëse shifrat që kriojnë fjalëkalimin rriten.

Por nga ana tjetër ekspertët e këtij produkti konfirmojnë se Apple e ka bllokuar këtë dobësi që nga iOS 8.1.1. Gjithsesi në videon e mëposhtëme mund të shikoni funksionimin real të Ip Box.



Monday, March 16, 2015

Facebook Refuzon Qeverinë Shqiptare Në 75% Të Kërkesave





Qeveria e Shqipërisë ka shtuar kërkesa për informacione personale të mbajtura në llogaritë e përdoruesve të rrjetit të medias sociale Facebook, bëhet e ditur nga raporti i transparencës së kësaj kompanie. Sipas të dhënave të publikuara nga Facebook, autoritetet shqiptare dorëzuan në periudhën korrik-dhjetor 2014, 16 kërkesa për informacion mbi 34 llogari. Por Facebook raporton se ka dhënë informacion për vetëm 25 për qind të kërkesave.


 Gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, Shqipëria pati dorëzuar vetë, 4 kërkesa për 6 llogari Facebook ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2013, qenë dorëzuar vetëm 6 kërkesa për 9 llogari.

 Qeveritë dorëzojnë kërkesa te gjigandët e internetit si pjesë e hetimeve të tyre ose në rastet kur informacioni i shpërndarë nga llogaritë e medias sociale përbën shkelje të ligjeve vendëse. Facebook thotë se zakonisht autoritetet kërkojnë të dhënat bazë të një llogarie të dyshuar të lidhur me një aktivitet kriminal të rëndë si grabitjet me dhunë apo pengmarrjet, përfshirë të dhënat mbi numrat e identitetit dhe vendndodhjen e pajisjeve që kanë aksesuar llogarinë. 

 Në disa raste kërkohet fshirja e të dhënave të një llogarie apo heqja e saj nga publikimi. Facebook nuk bën publike kërkesat sipas llojeve, por në disa raste, kërkesat për bllokim llogarish lidhen me propagandën e grupimeve të ndryshme terroriste si Shteti Islamik. 

Nga ana tjetër, media sociale sugjerohet se po përdoret gjatë viteve të fundit edhe si mjet komunikimi për grupet e ndryshme kriminale, të cilat e gjejnë më të lehtë t’i shpëtojnë përgjimeve të mjeteve konvencionale të komunikimit si telefonia. 

 Pavarësisht kësaj, ka shumë debate aktualisht nëse kompanitë e komunikimeve elektronike po bëjnë gjënë e duhur duke iu përgjigjur kërkesave të qeverive për të dhëna personale. Arsyetohet se qeveri të ndryshme mund të synojnë të shtypin kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla. 

 Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverive dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse. Rrjedhimisht, fakti që Shqipërisë i janë refuzuar 75 për qind të kërkesave për informacion që i kanë dërguar Facebook, sugjeron dobësi të bazës ligjore të këtyre kërkesave.

 Në raportin e ngjashëm të publikuar nga Twitter, autoritetet shqiptare kanë dorëzuar vetëm një kërkesë gjatë vitit 2014, kërkesë e cila nuk është plotësuar nga Twitter.

Abonentët ALBtelecom Së Shpejti Me 4G LTE




ALBtelecom ka konfirmuar se së shpejti do të ofrojë shërbimet 4G LTE nën markën e Eagle Mobile, njëkohësisht operatori i tretë më i madh në vend. Siç ju kemi vënë në dijeni më parë, ALBtelecom është kompania e parë që do të ofrojë shërbimet 4G në Shqipëri duke konkurruar ashpër Vodafone dhe AMC Albania të cilët kanë qenë operatorët e parë që kanë ofruar 3G-në. 

 Ditën e djeshme, ALBtelecom publikoi një video në Youtube ku ofron detaje dhe sqarime rreth rrjetit 4G e krahasuar atë me 3G-në aktuale të cilën e zotëron kompania. Afro një vit më parë, testuan rrjetin 4G në kushte laboratorike me një leje të posaçme të AKEP dhe arritën 150 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim. Por me avancimin teknologjik në shërbimet valore është i domosdoshëm edhe avancimi në rrjetet toksore të fibra optike. 

Kliko Linkun për më shumë info


 Aktualisht ALBtelecom zotëron një ndër rrjetet më të përhapura dhe më të avancuara të fibrave optike në vend. Kohët e fundit kompania ka filluar të ofrojë internet VDSL2 me paktetat 30 Mbps dhe 100 Mbps. Krahas shërbimit të internetit, gjigandi i telekomunikacionit shqiptar po ofron edhe iPTV duke e bërë kompaninë e vetme në vend me shërbimet e katërfishta: Internet, Fiks, Mobile dhe TV.

 Po lajmi i mirë është se Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka lançuar një tjetër tender 4G dhe besojmë se brenda datës 9 Prill do të shohim një tjetër operator të lançojë shërbimet 4G. Për më tepër detaje ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme

Sunday, March 8, 2015

Jo Vetëm Muzikë, Shazam Kërkon Të Njohë Edhe Objektet......!!!






Shazam nuk kënaqet me njohjen e pjesës më të madhe të këngëve të planetit, por kërkon të arrijë edhe më lart. Objektivi? Njohja e objekteve! CEO i Shazam, Rich Riley ka deklaruar se Shazam duhet dhe dëshiron të zhvillohet akoma më tepër...

Falë një sërë investimesh milionere, duke shfrytëzuar një fotokamera dhe aplikacionin Shazam, pas pak vitesh do të jetë e mundur njohja e objekteve, vendeve dhe monumenteve nëpërmjet një realiteti të zmadhuar. Ka ende shumë punë për të bërë, por e ardhmja është kjo. 




Wednesday, March 4, 2015

Mobiljet që karikojnë telefonët smart

Karikimi i telefonëve inteligjentë duke i vendosur thjesht në tryezë, pa i lidhur me kabllo, priza apo karikues baterish? 





Duroni edhe pak javë dhe ajo që deri dje dukej fantashkencë do të bëhet realitet falë projektit “Home Spot”. 

Është gjigandi suedez i prodhimit të mobiljeve “Ikea” që duke filluar nga muaji prill do të nxjerrë produktin në treg. 

Mobilja do të ketë rikarikimin pa kabëll të integruar dhe do të mjaftojë që përdoruesi të vendosë telefonin mbi të.


Sunday, March 1, 2015

Një bateri për smartphone që karikohet në vetëm një minut! Shumë shpejt realitet...


Një bateri për smartphone që karikohet në vetëm një minut! Shumë shpejt realitet...



Bateria është elementi më i rëndësishëm për një smartphone. Natyrisht, ekrani, fotokamera, etj, janë shumë të rëndësishme, por nevojitet një bateri e fuqishme për të patur performancat që dëshirojmë. Disa shkencëtar kanë zbuluar një molekulë që nëse shfrytëzohet siç duhet, mund të kemi një bateri që karikohet në vetëm pak minuta.

Nga testimet e para duket se bateria mund të karikohet plotësisht, dmth nga zero, në vetëm 1 minut. Kompania që ka zbuluar këtë lloj baterie, StoreDot, është në kontakt me disa prodhues smarphone-sh, me shumë mundësi për të patur disa akorde për sa i përket shitjeve.

Natyrisht ky inovacion është me të vërtetë diçka fantastike por duhet të konsiderojmë edhe disa gjëra të tjera. Kjo bateri nuk do të funksiononte me karikuesit aktual. Gjithashtu do të rritej edhe çmimi i telefonave me 50 dollarë, por kjo është relative pasi një bateri me performaca të tilla do të sillte shumë avantazhe të tjera.

iOS 8.2 mund të lëshohet nesër!

Një Lajm I Mire Për Të Gjithë Të Apasionuarit e iOS 8.2




Sipas informacioneve të fundit, Apple duhet të lëshojë iOS 8.2 të Hënën më 2 Mars. Data është pikërisht 1 javë përpara eventit Spring Forward. Në përgjithësi Apple lëshon versionet e reja iOS gjatë konferencës ose menjëherë pas saj, por kësaj here gjërat mund të shkojnë ndryshe.

iOS 8.2, që për momentin ka arritur në versionin e pestë beta, nuk sjell shumë risi por thjeshtë korrigjon disa probleme dhe shton suportin për Apple Watch. Me pak fjalë, me këtë version të iOS, aplikacionet e iPhone do të reagojnë me ato të Apple Watch, kështu që pritet të instalohet nga shumë përdorues në të gjithë botën.